NGA: ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
2 karrota, 1 spec i verdhë
1 tufë rrepa të kuqe
1 tufë e vogël sallatë marule
2 gjethe radikio
2 lgj fara luledielli
1 açuge
½ tufë majdanoz
3 lgj uthull balsamike
4 lgj vaj ulliri
1 lk mustardë
Kripë, piper i zi
Përgatitja
Fillimisht grijmë imët açugen dhe e shtypim me pjesën e pasme të thikës sa ajo të marrë trajtën e një paste, shtojmë një majë luge kripë dhe e vendosim në një tas.
Grijmë imët pak majdanoz dhe e vendosim në tasin me açuge, më pas shtojmë uthullën balsamike, mustardën, vajin e ulirit, kripë dhe piper të zi. I trazojmë mirë të gjithë këta përbërës derisa të na formohet një salcë marinuese e lidhur.
Karrotat, specin dhe selinonë i presim në shkopinj me gjatësi 4 cm. Rrepat e kuqe i presim në feta rrumbullake, ndërsa sallatën jeshile e presim me duar në copa të mëdha.
Në një tigan pa yndyrë pjekim për pak minuta farat e lulediellit.
Ndërkohë bashkojmë sallatën me radikion dhe perimet dhe i spërkasim më pas me salcën marinuese duke shtuar në fund farat e pjekura të lulediellit.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb