Nga: ZONJA VJOLLCA
400 gr salmon
2 kokrra limon
Kripë, piper
1 lgj vaj ulliri
1 tufë qepë të njoma
2 mollë të kuqe dhe jeshile
1 lgj gjalpë
1 lk mjaltë
Koper

Lajmë limonin me ujë të ngrohtë, presim 4 feta të holla dhe pjesën tjetër e shtrydhim. Lajmë dhe thajmë mirë salmonin e presim atë në feta sipas dëshirës dhe e rregullojmë me kripë dhe piper të zi. Vendosim më pas një fetë limoni në çdo copë dhe e skuqim atë duke vendosur fetën e limonit poshtë, e lemë 5 minuta në ngrohje mesatare derisa salmoni të marrë ngjyrë të artë. Ndërkohë në një tigan tjetër vendosim 1 lugë gjalpë dhe kaurdisim qepët e njoma të prera në unaza. I trazojmë derisa të zbuten për 2-3 minuta, më pas shtojmë mollët të prera në kubikë të vegjël dhe i shuajmë me pak lëng limoni, mjaltë, kripë dhe piper të zi. E shërbejmë të ngrohtë salmonin me qepë dhe mollë duke e spërkatur me koper të freskët.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb