PRIZREN- Sot, nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, fillojnë manifestimet dhe aktivitetet për rivarrimin e Heroit Kombëtar Isa Boletini.

Siç njoftoi Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të Isa Boletinit, fillimi i ceremonisë do të bëhet në orën 10:00 në Kompleksin e LSHP-së në Prizren, ndërsa arkivoli nga ky qytet, në orën 13:00 do të niset për Deçan ku pritet të arrijë në orën 14:45.

Menjëherë pas kësaj fillojnë aktivitetet në sheshin Isa Boletini në Isniq, me fjalime rasti dhe një pjesë artistike. Homazhet do të zhvillohen prej orës 15:00 deri në orën 20:00, kur arkivoli do të vendoset në Shtëpinë e Kulturës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: