Nga: ZONJA VJOLLCA
1 pako petë sfoljatë
2-3 mollë mesatare
1 ½ lgj sheqer
1 lk kanellë
50 gr stafidhe
50 gr arra
1 lgj peksimadhe
1 vezë

Fillimisht qërojmë mollët, i presim në feta dhe i vendosim në një tas ku shtojmë sheqerin, kanellën, peksimadhen, stafidhet dhe arrat e copëtuara. I trazojmë mirë me qëllim që fetat e mollës të vishen me sheqer, kanellë dhe peksimadhe.

Hapim petën sfoljatë dhe në mes të saj vendosim si tjegulla fetat e mollës duke lënë hapësirën lart dhe poshtë të petës në mënyrë të barabartë. Palosim petën mbi mollë dhe e vendosim në tavë palosjen nga poshtë. Bëjme disa prerje për të treguar vendet që do të priten si porcion dhe në fund lyejmë të gjithë sipërfaqen e petës me vezë. E vendosim strudelin në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius për 30 minuta.
(wr.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb