NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

2 lgj vaj ulliri
1 qepë e vogël
4 thelpinj hudhër
3-4 lgj oriz
600-700 ml lëng perimesh
1-2 lgj miell
400 gr kos
Kripë, piper i zi
Arrë moskat, nenexhik
3 lgj lëng limoni
2 lgj gjalpë
1 lk piper i kuq
Pergatitja
Në një tenxhere të thellë kaurdisim qepën të grirë imët. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë hudhrën të grirë imët. Shtojmë më pas orizin dhe lëngun e perimeve dhe e lemë orizin të ziejë për 15-20 minuta. Në fund shtojmë nenexhikun e grirë.

Trazojmë kosin me miellin duke e përzier mirë që të përfitojmë një masë homogjene dhe kremoze. E shtojmë më pas kosin gradualisht në supë duke e trazuar ngadalë dhe sapo të marrë një valë të lehtë e largojmë supën nga zjarri duke rregulluar shijen me kripë, piper të zi, arrë moskat dhe pak lëng limoni.

Shkrijmë në një tigan pak gjalpë së bashku me 1 lugë të vogël piper të kuq dhe pasi të servirim supën në çdo pjatë shtojmë nga një lugë çaji gjalpë të shkrirë me piper të kuq.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: