NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

450 gr panxhar
2 kokrra patate
1 kokërr qepë
1 lgj gjalpë
1 litër leng perimesh / pule
2 lgj uthull të kuqe
4 lgj salcë kosi
Kripë, piper i zi
Përgatitja
Patatet dhe panxharin i kemi qëruar dhe i kemi prerë në kubikë të vegjël. Vendosim tenxheren me 1 lugë gjalpë dhe kaurdisim qepën derisa të zverdhet pak, shtojmë patatet dhe panxharin dhe i kaurdisim për 1-2 minuta. Më pas shtojmë lëngun e perimeve dhe e lemë supën të ziejë për 20 minuta.

Pasi patatja dhe panxhari të kenë zjerë e kalojmë supën në blender dhe e kthjemë në pure. Rregullojmë shijen me kripë, piper, uthull dhe e servirim supën nëpër pjata duke vendosur 1 lugë salcë kosi ose thërrime djathi dhe pak majdanoz të grirë.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: