Nga: Zonja Vjollca
500 gr mish tul
500 – 600 gr patate
1 qepë, 3 thelpinj hudhër
150 gr kërpudha
150 gr domate qershi
200 ml pana
100 ml krem kosi
2 kokrra vezë
50 gr djath parmixhano
3 lgj vaj ulliri
2 lgj majdanoz i grirë
Kripë, piper i zi, rigon

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturën 180 gradë Celsius. Lajmë dhe thajmë mishin, më pas e presim në kubikë mesatar. Gjithashtu qërojmë patatet dhe i presim njësoj në madhësinë e mishit. Qepën e presim në feta, hudhrat i grijmë imët, kërpudhat i presim në katërsh, ndërsa domatet qershi i presim në ½.
Lyejmë tavën me pak vaj dhe shtrojmë patatet të cilat i vemë në furrë. Vendosim tiganin me dy lugë vaj kaurdisim mishin derisa të fillojë të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë qepën dhe hudhrat, i trazojmë së bashku për 2-3 minuta duke shtuar dhe kërpudhat. Më pas të gjithë këtë përgatitje e vendosim mbi patatet duke vendosur dhe domatet qershi. Në një tas përziejmë panën me kremin e kosit, me dy kokrra vezë, pak djath, kripë, piper të zi dhe majdanoz. E përziejmë mirë kremin të cilin e shtojmë në tavën me mish dhe perime. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-40 minuta.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb