NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

8 patëllxhanë
3-4 kokrra domate
1 lgj pure domate
2-3 qepë mesatare
3-4 thelpinj hudhër
4-5 lgj vaj ulliri
1 tufë nenexhik
150 gr djathë të bardhë
Përgatitja
Fillimisht presim në gjysëm patëllxhanët dhe i bëjmë nga pjesa e brendshme disa prerje tërthorazi me majën e thikës. I pudrosim me kripë dhe vaj ulliri dhe i vendosim në furrë për 15-20 minuta.

Ndërkohë kaurdisim qepën të grirë hollë dhe sapo qepa të filllojë të zbutet shtojmë hudhrat gjithashtu të grira hollë. I kaurdisim së bashku me qepën për 2 minuta të tjera dhe më pas shtojmë domatet të prera në kubikë së bashku me 1 lugë pure domate. I lemë të marrin valë për rreth 5 minuta dhe më pas shtojmë nenexhikun e freskët.

Largojmë patëllxhanët nga furra dhe shtypim me anë të një piruni pjesën e brendshme në të cilën vendosim mbushjen me salcën e domates. Thërrmojmë mbi mbushje djathë të bardhë dhe i vendosim përsëri në furrë për 20 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb