Është prezantuar motoçikleta e cila quhet Vyrus 986 M2 – një motoçikletë e cila cilësohet si bishë italiane me “zemër” japoneze.

Fjala është për motoçikletën e cila ka një motor të rregullt me katër cilindra, Honda CBR600RR, dhe duke marrë parasysh se japonezët ngadalë janë duke braktisur tregun e motoçikletave sportive me kapacitet prej 600 cc, nuk është çudi që kjo motoçikletë ka tërhequr shumë vëmendje.

Vyrus 986 M2 vjen me trup të bërë nga fibra karboni dhe linja të veçanta të cilat kësaj motoçiklete i japin një pamje “agresive” sportive.

Italianët njoftojnë se porositë për këtë bishë kanë filluar dhe duhet cekuar se ekziston mundësia që secilën motoçikletë pronarët e rinj mund ta porosisin sipas dëshirës.

Motoçikleta Vyrus 986 M2 kushton rreth 25 mijë euro.


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: