Ka mbërritur më në fund edhe ç’montimi i iPhone 8-ës, një traditë kjo e iFixit. Ndërsa mungojnë surprizat e shumta, janë disa detaje në brendësi të telefonit të Apple që nuk do të donit ti mungoni.

Esencialisht telefoni është ai që mund të keni pritur, një iPhone 7 me një xham të pasmë. Pjesët janë të ngjashme me iPhone 7-ën gjithashtu ndërsa këtë herë Apple ka implementuar ca vida speciale.

Paneli i pasmë është edhe më i vështiri për tu aksesuar sepse mund të thyhet lehtësisht dhe nuk do të donit duke pasur parasysh se kapaku në fjalë bart me veten teknologjinë e ngarkimit wireless.

Bateria është më e vogël sesa iPhone 7-ës. Realisht nuk duhet të përbëjë shumë diferencë duke qenë se Apple ka përmirësuar efikasitetin.

Moduli i kamerës së pasme është më i mirë vendosur në një telefon. Duke qenë më i madh ai lë më shumë hapësirë për dritën dhe si rezultat cilësinë e imazheve.

Mos harroni të falënderoni Sony sa herë që mendoni se foto e iPhone 8-ës janë të mrekullueshme./PCW.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: