Një nga makinat më të shtrenjta në garazhin e yllit portugez Cristiano Ronaldo është përfshirë në një aksident në ishullin spanjoll të Majorkas.

Përplasja që është duke u hetuar nga shërbimet e policisë përfshinë automjetin “Bugatti Veyron” me vlerë 1.7 milionë paund që Ronaldo disponon në koleksionin e tij luksoz.

Sipas policisë shoferi, i cili thuhet se nuk është Ronaldo, humbi kontrollin dhe rrëshqiti në një kanal në Bunyola, Palma de Majorca, ku ylli i Manchester United aktualisht është duke pushuar me familjen e tij.

Pjesa e përparme e Bugattit thuhet se është shkatërruar nga hetuesit që po përpiqeshin të përcaktonin nëse ishte përfshirë një automjet tjetër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Makina ka përplasur gjithashtu hyrjen e një shtëpie fshati dhe një kabinë, e cila është shkatërruar plotësisht, por drejtuesi i veturës nuk ka pësuar lëndime dhe ka firmosur një akt aksidenti.

Ndërkohë, vlen të theksohet se Ronaldo kishte dërguar nga Mançesteri në Majorka, Bugatti Veyron-in e tij të dashur, i cili ka një shpejtësi maksimale prej 253 mph dhe një Mercedes-Benz G-Class, që ia ka dhuruar bashkëshortja tij.

Bugatti është pjesë e koleksionit të makinave të CR7 prej 17 milionë paundësh, i cili përfshin gjithashtu Aston Martin, Bently dhe një Ferrari Monza. CR7 gjithashtu i shtoi koleksionit një prodhim ekskluziv Bugatti Centodieci me vlerë 8.5 milion £ nga të cilat vetëm dhjetë janë prodhuar në të gjithë botën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb