Një avion që i përket Forcave Ajrore Mbretërore të Malajzisë (RMAF) u rrëzua në shtetin Penang të martën në mbrëmje, duke lënë një pjesëtar të ushtrisë së vendit të vrarë dhe një tjetër të plagosur, tha Ministri i Mbrojtjes Hishammuddin Hussein.

Datuk Seri Hishammuddin tha në një deklaratë të shkurtër në Twitter se RMAF është drejtuar të hetojë dhe të dorëzojë një raport të detajuar mbi incidentin.

“Sapo mora një telefonatë nga shefi i Forcave Ajrore, gjenerali Tan Sri Ackbal Abdul Samad duke më informuar për incidentin që përfshinte avionin Hawk 108 që u rrëzua në Butterworth. Një pjesëtar i ushtrisë u vra dhe një tjetër u plagos,” tha zoti Hishammuddin në një postim në Facebook të martën vonë.

Është urdhëruar RMAF të dorëzojë një raport të detajuar dhe të hetojë menjëherë shkakun e aksidentit”, shtoi ai.

Ministri tha gjithashtu se Ministria e Mbrojtjes do të japë të gjithë ndihmën e nevojshme për familjet e dy ushtarëve.

RMAF konfirmoi se incidenti, ku përfshihej një prej avionëve luftarakë Hawk, ndodhi rreth orës 22:07 me orën lokale në pistën e bazës ajrore Butterworth, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Bernama.

“RMAF tani po merr masa të menjëhershme dhe do të njoftojë zhvillimet në lidhje me këtë aksident”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb