Nga Valter Gjoni*
Kush e ka qeverisur Tiranën pas rënies së Perandorisë Osmane? Po gjatë kohës së Zogut apo gjatë pushtimit? Cilët kanë qenë krerët e qeverisjes vendore gjatë komunizmit? Për herë të parë studiuesi Valter Gjoni sjell një përmbledhje të detajuar të listës së gjatë së 40 kryetarëve të bashkisë të kryeqytetit, nga Pavarësia deri në ditët tona.

1. Zyber Hallulli 1913 ­1914
Kryetari i parë i Tiranës pas shpalljes së pavarësisëKa lindur në Tiranë, më 1842. Ai mori studimet e para në qytetin e tij, duke përfunduar shkollën e mesme “Ruzhdie”. Në Stamboll ai u diplomua në filozofi dhe teologji. Hallulli mbështeti Deklaratën e Pavarësisë së Shqiptare dhe qeverinë e Vlorës. Si klerik mysliman, u caktua Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jo me votim, por i zgjedhur nga pleqësia e burrave pasi si në kushtet e vështira të viteve 12­13 kur qyteti ishte nën okupacionin e ushtrisë serbe dhe reprezaljeve të bashibozukeve esadist, ZyberHallulli, myftiu i Tiranës, ishte personi më i përshtatshëm që mund të garantonte sado pak vijueshmërinë e administratës lokale shqiptare që kërcënohej në çdo moment. Veprimtaria e tij në këtë periudhë ishte kryesisht humanitare.U caktua në detyrë nga Pleqësia e Qyteti

2.Servet Libohova 1915 – 1916
Kryetar i Bashkisë së Tiranës prej vitit 1915 deri në vitin 1916. Ardhja e Princ Vidit dhe trazirat që ndodhën në Shqipërinë e mesme i krijuan mundësin Esat Pash Toptanit të vinte edhe në administratën vendore njerëzit e vet. Ai prej kohësh ishte vetëshpallur kryetar i pleqësisë së Shqipërisë së Mesme që caktonte edhe kryetarin e Bashkisë. Servet Libohova u vu në këtë detyrë nga qeveria e Durrësit që drejtonte në atë kohë Shqipërinë e mesme. U caktua në detyrë nga pleqësia e Shqipërisë së mesme që kryesohej nga Esat pasha Toptan

3. Ismail Ndroqi 1917 – 1922
Lindur më 1876 në Tiranë. U diplomua në Medresen Teologjike të Sambollit në 1908. Klerik mysliman,ka shërbyer në Shijak,Kavaj,Tiranë, Durrës etj.Uzgjodh Kryetar i Bashkisë në mënyre publike , në kuvendin epleqësisëpasi si myfti i Tiranës mund te bashkonte fenë dhe pushtetin dhe të siguronte vet administrimin qytetit në kushtet e pranisë së ushtrisë Austro Hungareze. Ishte njeri shumë aktiv dhe vlerësohet edhe si kryebashkiaku që priti dhe sistemoj në Tiranë Qeverinë e dale nga kongresi i Lushnjës. U caktua në detyrë nga Pleqësia e Qytetit

4. Ali Begeja 1922­-1923
Lindi në Tiranë më 1888, Në vitin 1908 merr pjesë si delegat i Tiranës në Kongresin e III të Manastirit për gjuhën shqipe. Në vitin 1911­1914 ka kryer detyrën e gjykatësit paqëtues në Tiranë, hapi zyrën e vet si avokat. Në mars 1914 mbështet qeverinë e princ Vidit. Në vitet 1922­1923 ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në vitin 1924 zgjidhet anëtar i Asamblesë Kushtetuese, për këtë arsye largohet nga detyra e Kryebashkiakut të Tiranës, zgjidhet deputet në disa legjislatura. Mbas çlirimit të vendit AliBegeja vazhdoi profesionin e tij si avokat deri në vitin 1947, kur u arrestua me grupin e deputetëve nga regjimi komunist, vdiq në burgU caktua Kryetar pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota

5. Ali Derhemi 1923 – 1924 Haxhi
Ali Derhemi lindi në Tiranë, në një familje autoktone, 1850. I ati i tij, ka qenë intelektual i shquar i kohës, jurist, inspektor gjyqesh për vilajetin e Shkodrës. Ali Derhemi, pasi kreu medresenë në Tiranë, mbaroi shkollë ekonomike turke dhe për vite ka qenë inspektor financash për Kavajën, Durrësin, Shijakun etj. Mik i ngushtë i Ahmet Zogut u bë propagandues i zellshëm i mbretërisë. Vite me radhë ka dhënë lëndën e matematikës në medrese. Nga fillimi i viteve 20 e në vazhdim, disa herë radhazi është zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, kurse në vitet 23­24, zv/kryetar dhe Kryetar Bashkie i ndërpritet mandati nga revolta politike e drejtuar nga Fan Noli.U caktua Kryetar pasi ishte këshilltari që mori më shumë vota.

6. Beqir Rusi 1924 – 1924
Lindur në Tiranë, shkolluar në Shkollën Qytetasetë Tiranës dhe më pas në Stamboll. Senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. Bashkohet me grupin e deputetëve që nisën revoltën e Vlorës kundër qeveris së Ahmet Zogut Emërohet nga Fan Noli, Kryetar Bashkie i Tiranës , nga kjo detyrë largohet me riardhjen e Zogut në pushtet.Së bashku me qeverinë e Nolit, largohet nga vendi

7.Xhemal Kondi
1924 – 1925 Kryetar Bashkie 1924­1925, rrjedh nga familje patriotësh tiranase. Luftëtar anti­osman. Një personazh mjaft i njohur

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb