Ish-deputeti Ben Blushi ka promovuar librin ne tij “41 sekrete” në qytetin e Korçës.

Ai ka zbuluar një detaj, ku tha se disa nga personazhet e librit nuk i flasin më, pasi nuk i ka pëlqyer që Blushi u ka nxjerrë sekretet apo për mënyrën se si ka trajtuar.

Postimi i plotë:

SEKRETET QË ZBULOVA NË KORÇË
Në Korcë gjatë prezantimit të librit tim “41 Sekrete” takova shumë miq të vjetër dhe sic ndodh në këto raste ata më detyruan të tregoj disa nga sekretet e “Sekreteve”.
Kështu i tregova sesi disa nga personazhet e mi janë mërzitur dhe disa edhe nuk më flasin për shkak të sekreteve të nxehta që u kam zbuluar.
Nuk ka shkrimtar që nuk ka konflikte me personazhet e tij, sepse ata gjithnjë ankohen kur lexojnë se si i ke përshkruar.
Kështu më ka ndodhur dhe mua dhe jam mësuar.
Edhe për shkak të pyetjeve që mu drejtuan, që nga Mehdiu belgu mysliman, tek Rozeta Mio, Bojken Lako, Andi Bushati, Dren Abazi, Robert Ndrenika Viktor Zhusti e Mond Tupja dhe pastaj për Zotin dhe fetë, takimi ishte shumë interesant dhe ndryshe nga c’ndodh në Korcë, i shkurtër.
Për fat, korcarët u treguan shumë inteligjentë dhe nuk më bënë asnjë pyetje për politikën e ditës.
Ata e dinë që unë nuk dua të flas, përkohësisht, për gjëra të shëmtuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: