POGRADEC

Dy persona kanë rënë sot në prangat e policisë në Pogradec për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasit A.P 37 vjeç dhe J.P 25 vjeç, ndaj të cilëve  është ndjekur një metodë speciale hetimi, ku dhe janë kapur në flagrancë.

Ndër të tjera, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip automatik, tre krehëra me 34 copë fishekë.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A.P, 37 vjeç dhe J.P, 25 vjeç, banues në fshatin Buçimas, (të dy me precedent të mëparshëm penal, në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe armëmbajtjes pa leje). Pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale hetimi, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip automatik, si dhe tre krëhëra me 34 copë fishekë luftarak, të cilat i posedonin pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit” kryer në bashkëpunim.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb