Kryetari i PD Lulzim Basha nga Londra tha se Partia Demokratike nuk do të lejojë taksë në rrugën Tiranë – Durrës, ndërsa shtoi se do të anulojë taksën për Rrugën e Kombit.

“Mua m’u ngarkua detyrë ndërtimi i rrugës dhe më dhemb në zemër të shoh që diçka qe u bë me lekët e shqiptarëve tani u kërkojnë shqiptarëve të paguajnë 2-3 fish. Paguajnë edhe taksën e rrugës, edhe taksën e qarkullimit. Asnjëra prej tyre nuk do të ekzistojë kur PD të jetë në pushtet. Pse nuk do të ekzistojnë? Sepse të dyja varfërojnë shqiptarët.

Duke i hequr këto të dyja, ne mundësojmë që të ketë më shumë qarkullim. Kjo është ndarja me thikë midis atyre që e kanë mendjen vetëm tek taksat, vetëm tek shtrëngimi, që është Shqipëria e frikës dhe Shqipërisë së lirisë. Shqipëria dhe shqiptarët do të pasuruhen shumë më shumë me taksa të ulëta, sepse do të kenë më shumë motiv për të punuar dhe vetëm puna dhe inicistiva e lirë e pasuron një komb”, deklaroi Basha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb