Përndryshe nga sa aludohet nëpër mediat botërore, trajneri i Bajernit të Mynihut, nuk do të shkarkohet nga detyra e tij në përfundim të sezonit. Këtë e ka konfirmuar CEO i gjigantit bavarez, Karl Haiz Rumenige: “Nuk ka qenë asnjëherë në dyshim. Kovaç do të jetë trajneri ynë edhe në sezonin e ardhshëm,” ka thënë drejtuesi bavarez për të përditshmen “Bild” gjatë një evenimenti në vigjilje të Kupës së Gjermanisë, që do të luhet të shtunën.

Prej javësh qarkullojnë zëra rreth të ardhmes së Kovaç, me kroatin që dukej se do të shkarkohej nga drejtimi i Bajernit menjëherë pas përfundimit të sezonit, pavarësisht triumfit në kampionat me një përmbysje fantastike. Mes trajnerëve të përfolur si kandidatë të mundshëm për klubin bavarez, ishte edhe emri i Masimiliano Alegrit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: