SHKODËR

Kandidati i PS-së për Shkodrën, Valdrin Pjetri ka folur për mediat pasi u shpall fitues në qytetin verior. Ai tregoi se procesi i numërimit ka shkuar normalisht dhe nuk është shënuar asnjë incident.  Sipas Pjetrit, qytetarët e Shkodrës treguan qytetari, ndërsa i cilësoi zgjedhjet e 30 qershorit si historike.

“Jemi në ambientet e KZAZ këtu në Shkodër. Numërimi për kandidatë ka përfunduar, tani që flasim po numërohen votat e këshillit. Deri nga mesnata besoj se do të këtë përfunduar numërimi për këshilltarët. Procesi deri tani ka ecur shumë mirë.

Dua të falënderoj banorët e bashkisë së Shkodrës, edhe votuesit, që me datë 30 qershor, treguan maturi, qetësi dhe siç e kemi thënë edhe herë të tjera  jam krenar  për Shkodrën e shkodranët, që këto janë zgjedhjet e para që nuk  shënohet kurrfarë incidenti në këto 28 vite demokraci”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb