Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se çështja “Babalja” është e gjitha një çështje për të goditur Fatmir Xhafajn si ministër në atë kohë, dhe si drejtues i tryezës të Reformës në Drejtësi.

Sokol, kur ishim këtu me zotin Salianji, kam thënë se ky ishte një proces me valencë politike. Bëhej fjalë për të goditur drejtpërdrejtë kreun e Reformës në Drejtësi, ish-ministrin dhe opozita ishte në kërkim të një fabule. Është një gjyq që luhet pa petkat e politikës më. Nuk është më ai procesi që tronidit Shqipërinë si tërmeti i nëntorit gati-gati.

Tashmë çështja është teknike. Për fat të keq politika thotë se vendimi i gjykatës është i mirë kur i leverdis, kurse kur nuk i leverdis, thotë se nuk është vendim i mirë. Salianji sillte dialogje të atyre personave që na thotë në kasetë dhe nëse janë dialogë të vërteta, do të ishte një tmerr”, tha Minxhozi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb