TIRANË

Ndërsa pritet të nisë takimi i liderëve të rajonit për “Shengenin Ballkanik”, thirrje dhe fishkëllima para Kryeministrisë.

“Kosova, zemra e Shqipërisë”, “Rama ik”, “Turp, turp”, “Edvin tradhtar”, janë disa nga thirrjet e protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë që janë kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë. Në vend ndodhen edhe shumë forca policie.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, kryeministri i Maqedonisë dhe Presidenti i Malit të Zi kanë mbërritur në hotel Rogner pas vizitës në Durrës në disa vende të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Për disa minuta pritet të nisë takimi i parë që sipas axhendës është takimi i liderëve, që pason me takimin e delegacioneve. Në 13.15 është parashikuar edhe konferenca për shtyp e tyre.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kosova refuzoi ftesën për të marrë pjesë në këtë samit për shkak të qëndrimit dhe deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka mohuar masakrën e Reçakut duke thënë se disa nga viktimat aty ishin pjesëtar të UÇK-së. Presidenti serb e ka quajtur masakrën e Reçakut, të njohur nga e gjithë bota ‘krim të fabrikuar’.

Edhe një ditë më parë Vetëvendosje, qendra në Shqipëri protestoi kundër ardhjes së Vuçiç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: