Te Barcelona nuk ishin të bindur se largimi i Ernesto Valverde ishte zgjidhja e duhur, por presioni i futbollistëve vendosi fatin e trajnerit. Janë mediat spanjolle që zbulojnë prapaskenat, që u finalizuan me ndryshimin në pankinën e skuadrës katalunjase.
Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet iberike, senatorët e ekipit me në krye Lionel Messi kishin kërkuar prej javësh largimin e teknikut. Klubi kishte arritur të rezistonte, por eliminimi në gjysmëfinalen e Superkupës pas humbjes dramatike 3-2 kundër Atletico Madrid, solli edhe dorëzimin e drejtuesëve. Presioni i futbollistëve, por edhe tifozëve “blaugrana” për largimin e Valverde është konfirmuar edhe në fjalët e drejtorit sportiv, Eric Abidal.
“Pashë disa futbollistë të qeshur”, është shprehur francezi pas prezantimi të Quique Setién si trajneri i ri i Barcelonës. Pavarësisht këtyre detajeve, Valverde i përket së shkuarës, teksa Setién ka nisur menjëherë punën për të rikthyer skuadrën te suksesi.
Tekniku zhvilloi seancën e parë stërvitore, në prag të debutimit të tij në La Liga me kampionët në fuqi, me ndeshjen e së dielës në mbrëmje kundër Granada në “Camp Nou”.
(balkanweb)