Kanë përfunduar 45 minutat e para të dy takimeve të sotme të vlefshme për 1/8-at e Champions League. Në Madrid, Atletiko po fiton 1-0 ndaj Liverpulit falë golit Saul Nigez në minutën e 4-ët të takimit. Një gol i ardhur shumë shpejt për vendësit, që konkretizuan një start të vrullshëm.

Liverpuli më pas kontrolloi të gjithë pjesën e mbetur të takimit, por pa arritur të thyejë mbrojtjen e ngjeshur të vendësve. Në fund të kësaj pjese protesta të fuqishme të Atletikos, që pretendonte kartonin e dytë të verdhë për Mane pas një ndërhyrjeje ndaj Moratës.

Borusia Psg Pj1
Borusia Psg Pj1

Ndërkohë 0-0 në Dortmund mes Borusias dhe Paris Sën Zhërmenit. Një pjesë loje e konkretizuar nga një mbajtje thuajse e barabartë e topit por me verdhezinjtë më kërcënues në portën e Kejlor Navasit, teksa francezët nuk e vunë për asnjë moment në provë Burkin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb