Raporti i vdekjes së futbollistit Emiliano Sala, i zhdukur më 21 janar të vitit 2019 kur avioni i tij ra në kanalin e La Manshit teksa po fluturonte nga Nanta në Kardif, ka zbuluar se piloti i avionit nuk kishte licensën për të kryer fluturime tregtare, që përfshijnë fluturimet ndërkombëtare. David Ibotson, piloti i fluturimit, ishte ankuar te miqtë e tij për disa probleme në avionin “Piper Malibu”, që më pas u shkatërrua në aksident.
Ibotson ishte daltonik dhe nuk kishte asnjë përgatitje për të fluturuar natën dhe licensa e tij për të pilotuar avionë njëmotorësh kishte skaduar prej tre muajsh dhe ka ndjerë presionin për të kryer udhëtimin pavarësisht kushteve të motit. Avioni ishte i autorizuar për fluturime private dhe nuk kishte kërkuar leje për të kryer fluturim ndërkombëtar.
(Balkanweb)