Interi dhe Sasuolo duhet të diskutojnë blerjen e Sensit nga ana e zikaltërve. Emergjenca e koronavirusit dhe një gjysmë sezoni e kushtëzuar nga dëmtimet, mund ta detyrojnë shoqërinë zikaltër që të kërkojë një rinovim të huazimit dhe të diskutojnë për blerjen e mesfushorit mbi bazën e 27 milionë eurove në sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, sipas “Corriere Dello Sport”, klubet po arsyetojnë dhe rreth Manuel Lokatelit, ish-lojtar i Milanit, për të cilin zikaltërit kanë shfaqur interes.

Zhvillime dhe në pjesën bardhezi të Torinos. Uillian është në skadencë kontrate me çelsin dhe rinovimi duket ende larg. “Klubi më ka ofruar dy vite, por unë dua tre. Për momentin asnjë zhvillim. Do të doja të qëndroja në Premier League, por nuk përjashtoj dhe pista të tjera”, ka deklaruar ai për “The Sun”. Ullian gjatë javëve të shkuara është afruar shumë me Juventusin, ku do të gjente ish-trajnerin e tij, Mauricio Sarrin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb