Autori i raportit të Freedom House, Gjergji Vurmo dhe analisti Arjan Vasjari kanë diskutuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 lidhur me rënien e Shqipërisë sa i përket demokracisë.

Vurmo thotë se ky raport është realist mbi problematikat që është bazuar teksa ka theksuar se institucionet shqiptare janë aty, por janë shumë të dëobëta.

Ndërkohë Vasjari thotë se problamtikat e këtij raporti i FH janë ato që raportohen këtu e më shumë se një dekadë kurse palët vetëm ndryshojnë qëndrimet ndaj raporteve nëse janë opozitë apo mazhorancë.

 

GJERGJ VURMO: E mira ashtu si dhe e keqja nuk ka fund. Por do thoja që këto zhvillimet janë reflektuar në vlerësimin e vjetshëm. Kanë të bëjnë me qeverisjen demokratike në nivel qëndror, proceset elektorale. 0.25 pikë kanë shënuar ulje proceset elektorale, po aq dhe qeverisja demokratike qendrore. Institucionet janë shumë të dobëta. Proceset kanë nevojë për konsolidim. është mëse realiste raporti.

ARJAN VASJARI: E vërtetë që ka një trend global të pakësimit të standarteve demokratike. Ka më shumë se një dekadë. Kurioziteti sot më shtyu të konsultoja raportet e FH, 10 viteve të fundit. Dhe është mjaft e qartë që tendenca e kufizimit të standarteve demokratike janë faktor konstant, pak më shumë se një dekadë dhe të jemi kurajozë që të shohim në sy realitetin pasi ekziston një trend. Nëse vendi me demokracinë më të konsoliduar në botë është në rënie të lirë, s’ka arsye të ndihemi keq.
Në të gjitha rastet demokracia mbetet një fakt autokton. Duhet të marrim në analizë, do të marrim kritika çfarë kam kuptuar unë nga kjo situatë, kam kuptuar që dy gjëra rriten në këtë jetë kritikat ndaj raporteve ndërkombëtare dhe qirinjtë në tortën e ditëlindjes. Nëse marrim në analizë raportet nga 2010 deri në të fundit është që problematikat e demokracisë shqiptare na heqin zvarrë prej më shumë se 1 dekadë. Ligji, liritë civile, politike, diku pronat diku religjionet por në tërësi të tyre problematikat janë të njëjta.
Ajo që është e njëjtë dhe që në fakt e vizaton qartë edhe natyrën e imoralitetin politik është sjellja ndaj raporteve ndërkombëtare në opozitë dhe pozitë. Kur janë mazhorancë shkon diku larg te opozita tek hartuesi, kurse opozita ja hedh gjithmonë fajin mazhorancës. Sjellja e tyre ndaj këtij raporti është sjellje sistematike ndërkohë problematikat janë po këto që këta i tërheqin zvarrë ndërkohë në 2020 ne jemi vendi që kemi rënien më të madhe në Ballkan. Ndoshta nuk është kështu, mbase jemi afër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb