TIRANË

Regjisori i njohur, një nga figurat më në zë të lëvizjes pro Teatrit Kombëtar, Edmond Budina ka ftuar protestuesit për një minutë heshtje por jo në shenjë zie por në shenjë reflektimi.

“Një minutë heshtje për të reflektuar dhe më pas thërrisni Rroftë Teatri, Rroftë Demokracia, Rroftë Shqipëria”, apeloi ai duke iu kërkuar protestuesve dhe qytetarëve të ngrihen për demokracinë.

Më pas thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” kanë mbushur bulevardin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: