TIRANË

Merr zjarr një makinë në ecje tek sanatoriumi. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në bateri.

Për shkak të incidentit është bllokuar qarkullimi. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi drejtuesi ka arritur të dalë në kohë por vetëm dëme materiale.

“Më datë 01.06.2020, rreth orës 16:30, në Sauk, dyshohet si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues shtetasin Y.E., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. Shihni pamjet e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: