Koronavirus nuk ndalet në Shba. Dje janë raportuar pothuajse 20 mijë raste të reja, sipas të dhënave të Johns Hopkins University, për një total prej 1.852.561 infektime dhe më shumë se 107 000 të vdekur.

Në javën e fundit 19 Shtete nga 50 kanë një mesatare të rasteve të reja më të lartë në krahasim me një javë më parë.

Autoritetet shëndetësore kanë lajmëruar se protestat masive për vdekjen e George Floyd mund të shkaktojnë një valë të dytë infektimesh.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb