Si çdo vit edhe këtë herë është bërë publike renditja e sportistëve më të pasur të botës, ndërsa si gjithmonë një pjesë të mirë të saj e marrin futbollistët. Por kush është më pasaniku? Përgjigja më e thjeshtë do të ishte Cristiano Ronaldo, me portugezin që kohët e fundit hyri në treshen e sportistëve “miliarderë” të historisë. Por nuk është ashtu.

Ezwhyoyxsae7khw
Ezwhyoyxsae7khw

Futbollisti më i pasur në botë është një emër i panjohur. Behët fjalë për Faiq Bolkiah, sulmuesin e ri të Leicester. Të ardhurat e tij nuk vijnë nga talenti, apo arritjet në fushën e blertë, por për faktin se 22-vjeçari është djali i Jefri Bolkiah, Princit të Bruneit dhe nipi i Hassanal Bolkiah, Sulltanit të Brunei. Pasuria e tij vlerësohet 18 miliard euro. Përpara kësaj shifre edhe Cristiano Ronaldo duket “i varfër”…
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb