Fluksi i migracionit u ul me 91% në maj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas një njoftimi të Ministrisë greke të Migracionit dhe Azilit.

Në katër ishuj, Chios, Samos, Leros, Kos, nuk pati asnjë mbërritje në maj.

Në lidhje me transferimet e azilkërkuesve në kontinent, ministria raportoi se që nga fillimi i vitit janë zhvendosur 13 728 prej tyre, ndërsa numri i migrantëve në qendrat e pritjes dhe identifikimit është ulur me 16,1% dhe numri i përgjithshëm i rezidentëve në ishuj ka rënë me 14,17%.

Gjithashtu, janë kryer 13 nisje vullnetare përmes IOM-it, ndërsa marrëveshja BE-Turqi për ripranimin e personave pa leje qëndrimi, është pezulluar përkohësisht për arsye të shëndetit publik.

Në maj, janë lëshuar 6 264 vendime për shkallën e parë për azil dhe janë ekzaminuar 2 030 ankesa.

Kërkesat për azil janë ulur në 99 936 nga 105 501 në prill dhe nga 126 181 në janar 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb