Pas qetësisë që kanë sjellë rezultatet e ndeshjeve të fundit, te Milan është koha e duhur për të menduar për rinovimet. Klubi zikaltër po punon për të blinduar yjet e ekipit, dy mbi të gjithë Gigio Donnarumma dhe Alessandro Romagnoli. Si portieri ashtu edhe kapiteni i skuadrës kuqezi bëjnë pjesë në skuderinë e Mino Raiola. Për këtë arsye, sipas mediave italiane, Milan ka thirrur në takim supermenaxherin për të diskutuar zgjatjet e kontratave të dy lojtarëve.

Ebrbv4 Waaa8qbv
Ebrbv4 Waaa8qbv

Për Donnarumma tratativat pritet të jenë të gjata. Klubi kuqezi ofron rinovimin drei në vitin 2023. Paga prej 6 milion euro në sezon nuk do të ndryshojë, por propozohen një sërë bonusesh lehtësisht të arritshëm. Për momentin, kjo ofertë nuk bind palën tjetër, por që në mungesë opsionesh mund të pranojë rinovimin. Më e lehtë është situata për Romagnoli. Mbrojtësi mban shiritin e kapitenit dhe është kthyer në një nga liderat e Milanit. Kjo do të thotë se ai nuk ka asnjë problem të vendosë firmën në kontratën e re që do ta “bindojë” te skuadra kuqezi.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb