Policia e Durrësit me anë të një lajmërimi ka dhënë informacion në lidhje me të shtënat me armë zjarri që janë shënuar gjatë pasdites së sotme në lagjen 13 të qytetit.

Uniformat blu të qytetit bregdetar bëjnë me dije se shtetasi A.V dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër, pas një konflikti të çasit.

Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona, të dyshuar se janë përfshirë në konflikt. Ndërkohë Alvaro Strefi është personi i cili qëlloi në ajër me armë zjarri por Policia është vënë në ndjekje të tij për ta arrestuar.

Njoftimi i poliicisë:

Durrës/Informacion  paraprak

Më datë 02.07.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.13, Durrës,  pas një konflikti të çastit,  shtetasi A.V dyshohet se ka  qëlluar  në ajër me  armë zjarri.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Ndërkohë janë shoqëruar në Polici  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb