Apartamenti më i lirë në bunkerin luksoz nëntokësor që garanton pesë vite mbijetesë, pas një shpërthimi të mundshëm socio-ekonomik në botë pas COVID-19, kushton një milion dollar, ndërsa variantet edhe më luksoze kushtojnë tri herë më shtrenjtë.

Çmimi i mirëmbajtjes së apartamentit në bunkerin nëntokësor kushton 2.500 dollarë për një vit, përfshirë internetin, municionin, ujin dhe energjine elektrike.

Kompania “Survival Condo”, ofron apartamente në bazat e braktisura ajrore nga të cilat dikur hidheshin edhe raketat. Bëhet fjalë më saktësisht për bazën “Atlas F”, e cila gjatë shekullit të kaluar u ndërtua nga inxhinierët e korpusit të ushtrisë amerikane dhe gjendet në zonat rurale të SHBA-ve.

Sistemi raketor nëntokësor ku dikur qëndronin bombat bërthamore ndërkontinentale, sot shërben si strehimore brenda të cilës gjenden apartamentet në një thellësi prej 200 metrash dhe mund të akomodojnë 70 banorë.

Nën kupolën e objektit që del mbi sipërfaqe të tokës, gjendet një tunel cilindrik më 14 kate. Në katet e sipërme gjendet pishina dhe hapësira për furnizim me ujë të pijshëm.

Shtatë kate janë të dedikuara për banim, ndërsa në katër katet e fundit gjenden edhe klasat për mësim, biblioteka, kinemaja, baret si dhe një palestër.

Shkallët dhe ashensorët gjenden në çdo kat – kështu përshkruhet në pika të shkurtra objekti i shumëpërfolur në reportazhin e CNET, lidhur me bunkerin nëntokësor për pasanikët e frikësuar që nuk ankohen për para dhe duan ta sigurojnë veten nga çdo eventualitet, në këtë kohë kur pandemia e COVID-19 ka ngritur në këmbë botën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: