Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri thirrje sot për një frymë kompromisi me qëllim zhbllokimin e negociatave për buxhetin europian dhe planin e rimëkëmbjes, pas takimit të njëzet e shtatë në Bruksel.

“Është e rëndësishme që të gjithë të punojmë së bashku për të ndërtuar kushtet për arritjen e një marrëveshjeje sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron në një konferencë për shtyp.

“Në një kontekst shumë të zymtë ekonomik dhe të ballafaquar me valën e dytë të epidemisë, ka të ngjarë që të na duhet ta ripërcaktojmë përgjigjen e orkestruar “, shtoi ai

Liderët europianë miratuan në korrik një plan stimulimi prej 750 miliardë eurosh për të dalë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga COVID-19.

Ky plan mbështetet nga një buxhet europian prej 1,074 miliardë eurosh për 2021-2027, aktualisht i pezulluar nga eurodeputetët.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb