Napoli po kalon një formë fantastike këtë sezon, meritë në këtë ecuri ka edhe Elseid Hysaj, titullarë i padiskutuar, edhe pse Gattuso e aktivizon në krahun e majtë. Prej kohësh Hysaj mbetet një temë e hapur në shtëpinë e Napolit, rinovimi i tij është kthyer në prioritet pasi kontrata aktuale i skadon në 2021. Presidenti De Laurentiis dhe stafi drejtues nuk dëshirojnë ta humbasin me parametra zero në fund të sezonit, për këtë arsye i kanë ofruar rinovimin e kontratës. Pavarësish këtij fakti, rinovimi mbetet ende larg, kjo pasi kapiteni kuqezi ka rritur kërkesat.

Hysaj
Hysaj

Sipas mediave italiane, Hysaj kërkon 2,6 milion euro në vit në rast kualifikimi në Europa League dhe 2,8 milion euro në rast kualifikimi në Champions. Napoli për momentin i ofron një kontratë 5-vjeçare dhe 2,3 milion euro në sezon. Sigurisht që diferencat nuk janë shumë të mëdha, për këtë arsyes përpara Krishtlindjeve, Napoli do ti paraqes Hysajt një tjetër ofertë. Përcaktues në këtë tratativë mbetet trajneri Gattuso i cili e dëshiron anësorin kuqezi me çdo kusht në skuadër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: