Pak orë para nisjes së protestës në Tiranë, zhvillohet një protestë në Korçë. Dhjetëra qytetarë me pankarta në duar, kanë ndezur qirinj për të përkujtuar 25-vjeçarin e vrarë nga policia Klodian Rasha.

“Policia vret”, “Qeveri e vrasjes”, “Poshtë komunizmi”, kanë qenë thirrjet e tyre. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se protestuesit kanë qëlluar godinën e Bashkisë së Korçës me mjete të forta dhe ka ndërhyrë policia. Ata kanë djegur dhe pemë dekorative. Më pas protestuesit kanë qëlluar me gurë edhe policinë e cila ka ndërhyrë për t’i larguar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: