Kukësi po përjeton një moment fantastik, 5 fitore radhazi janë shifra të denja për një ekip që edhe këtë sezon pretendon titullin kampion. Është e pabesueshme se si brenda një harku kohë kaq të shkurtër, nga vendi i fundit pas javës së tretë, verilindorët e shohin veten në vendin e dytë, vetëm tre pikë larg kreut. Ekipi i Gegës është rikthyer me kohë të plotë, arriti të shfrytëzoj në maksimum edhe kalendarin duke i lëshuar një mesazh të qartë të gjithë rivalëve.

Ndaj Skënderbeut njeri i ndeshjes ishte Eze, autor i një “dopjetë”, nigeriani po konfirmohet si goleador jo vetëm i Kukësit teksa kryeson listën e golashënuesve më të mirë në kuotën e 5 golave. Në minutën e 18-të, Eze u shërbye në qendër nga Kotobelli dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Me fillimin e pjesës së dytë, Eze shkëputet bukur pas asisit perfekt të Ibrahimit duke dyfishuar shifrat me një goditje të fortë brenda zonës.

Historia e këtij takimi mbyllet përfundimisht në minutën e 52-të teksa Leira realizoi dhe golin e tretë.

Skënderbeu u përpoq të rikthehej në lojë por goli i Mensah në minutën e 72-të vlen thjeshtë për statistika.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb