HOLANDA
Mark Rutte dhe partia e tij VVD kanë fituar sërish zgjedhjet në Holandë, sipas projeksioneve të deritanishme.
Kryeministri i dorëhequr vetëm pak muaj më parë, zgjidhet për herë të katërt në Holandë.
Qeveria e tij pësoi kolaps për shkak të një skandali me skemën e mashtrimit të mirëqënies për fëmijët, e cila rezultoi bumerang për vetë atë.
Partia e tij ka fituar deri tani 35 nga 150 mandatet në parlament, kurse kundërshtarët e majtë D66 kanë fituar 24.
Rutte njihet si një kryeministër i ftohtë, cinik, pa zhurmë në Europë dhe shumë modest, pasi bën edhe punë vullnetare dhe shkon çdo ditë në punë me biçikletë.
(BalkanWeb)