KAVAJË 

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën, teksa ndalesa e radhës ka qenë qyteti i Kavajës.

Rama nga Kavaja nuk kurseu ironinë me opozitën. Ai tha se opozita duket se dëshiron “të fejohet” me Covidin, duke shtuar se Berisha e nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, janë dy doktorë, që janë njësoj si virusi.

“Mblidhen pishtarët për dasmë dhe i fusin një fejesë me Covidin. Uroj që të mos i kapë Covidi. Rrinë tapë në 30 vjet. Luftojmë komunizmin thonë, sesi luftohet komunizmi, duke përqafuar me Covidin, vetëm këta e dinë. Franca do mbyllet prapë, janë lemerisur vendet më të zhvilluara nga koronavirusi. Përpara karrigeve, është shëndeti i të gjithëve. Ne kemi nisur vaksinimin masiv.

Ata që duan të vijnë në pushtet, bëjnë vaksinim masiv. Ata kanë treguar se me ta ka gjithmonë më keq. Kanë tetë vjet që vetëm helmojnë e shkatërrojnë. Këta janë me fatkeqësinë, s’janë me shqiptarët. Fantazma e Saliut ka ngelur këtu, vazhdojnë akoma votojnë fantazmë. Për çfarë ka ardhur Peço Vasili, janë dy doktorë që janë njësoj si virusi. Këta helmojnë përditë. Këta dy sharlatanë thonë se vaksinat janë të skaduara”, u shpreh Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: