Rreth 20 mijë vaksinime anti-covid janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin. Ky fakt u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ministrja theksoi se synimi është që në qershor të shkohet në 1 milionë vaksinime.

“?♀️? Rreth 20 mijë vaksinime janë kryer për uniformat blu në të gjithë vendin, teksa vaksinimi masiv ka kaluar 612 mijë vaksinime për qytetarët më të rrezikuar.
? Jemi të vendosur të vijojmë me ritme të shpejta, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit ??
#ShqipëriaBuzëqesh? “, shkruan ministrja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb