Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kujtuar sot ish-deputetin demokrat, Azem Hajdari, ku sot mbushen 23 vite nga vrasja e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu thekson se Azem Hajdari u bë personifikimi i atyre zhvillimeve studentore, që rrezuan atë sistem makaber, per t’i hapur rruge Shqipërisë moderne, demokratike, perëndimore.

MESAZHI I SHEHUT
Si sot 23 vite me pare ne, familja, PD, Shqiperia humbem Azem Hajdarin!
Ishin dite te zjarta, permbysjeje te medha, shpresash te pa kufijeshme, entusiazmi, qe asgje nuk mund t’i ndalte, ato kohe kur si nje uragan i vertete „shpertheu“ Azemi.
Azemi u be personifikimi i atyre zhvillimeve studentore, qe rrezuan ate sistem makaber, per t’i hapur rruge Shqiperise moderne, demokratike, perendimore.
Dhe si i tille ai u be nje simbol per nje epoke te re qe po lindete, si “vrasesi” i frikes, thelbesore kjo per ate qe po ndodhte.
Dhe keshtu ai ngeli deri castin kur ajo dore kriminale, ate nate shtatori e largoi nga jeta, per tja kaluar pa vdekesise.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb