“Sjellja e turqve ka shkuar përtej çdo logjike”.

Kështu është shprehur për mediat greke, ministri i Jashtëm Nikos Dendias.

Ngjarja ka ndodhur të premten, ku një anije tregtare greke, ishte duke lundruar pranë brigjeve të Maltës, 10 milje në lindje të Kretës. Por, pala turke pretendoi se anija greke po lundronte në ujërat e territorit të tyre, e për këtë reagoi dhe Ministria e Jashtme në Ankara.

Për këto zhvillime, Dendias, ka vendosur në dijeni BE dhe SHBA-në dhe OKB. Ministri grek pretendon se anija po kryente në ato ujëra kërkime shkencore dhe nuk ishte kërcënim për askënd.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb