Kylian Mbappe është rikthyer të flas për të tashmen, për raportin e tensionuar në dukje me Neymar dhe për afrimin e Leo Messi. Sulmuesi PSG flet edhe për të ardhmen ku në mendje ka vetëm Real Madrid: “Në verë dëshiroja të shkoja tek Real Madrid, e kisha marrë vendimin tim dhe e kisha menduar shumë mirë. Mendoja se aventura ime në Paris kishte përfunduar, dëshiroja të provoja diçka të re. Nëse do largohesha në verë kjo do të ndodhte vetëm për Real Madrid. Nëse do të kaloja aty do të ishte një hap logjik përpara në karrierën time. Në momentin kur mësova se nuk do të më shisnin u zhgënjeva. Kur ambicia jote është të largohesh dhe nuk të lenë, nuk je i lumtur, por ndryshova mendim menjëherë. Fillova të luaj në mesin e gushtit dhe nuk kisha asnjë problem. Jam ende në një skuadër të madhe, në një vend ku kam qenë dhe jam i lumtur.

Lequipe
Lequipe

Neymar? Po është e vërtetë që e kam sharë, sepse nuk më pasoi një top. Janë gjëra që ndodhin në futboll, ndodhin sepse dëshirojmë të fitojmë. Me Neymar nuk ka hatër mbetje, janë gjëra që ndodhin dhe do të ndodhin. Messi? Ka një stabilitet, e pranoj fatin që më duhet të vrapoj kur ai ecën. Për mua nuk duhej të largohej kurrë nga Barcelona, u shpreh ndër të tjera Mbappe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: