Nga: ZONJA ENEIDA

Përbërësit:
1 qepë mesatare
2 thelpinj hudhër
1 gotë uji thjerrëza të kuqe
1/4 gotë oriz
1/4 gotë bullgur
1 lugë plot miell
2 lugë vaj ulliri
2 lugë koncentrat domatesh
2 lç kripë
1 lç piper
2 lç nenexhik
1 lç spec djegës
3 lugë vaj ulliri
1 lugë gjalp

Në një tenxhere skuqim qepën e grirë me një lugë vaj dhe një lugë gjalp. Kur qepa është zbutur shtojmë dhe hudhrat e grira imët. Pas 2 minutash shtojmë thjerrëzat, bullgurin dhe orizin. Mbulojmë me 1.5 litra ujë dhe i lëmë te ziejnë derisa të gatuhen të gjitha.

Ndërkohë në një tenxhere të vogël hedhim 2 lugë vaj dhe 1 lugë të mbushur plot me miell. Zjarri duhet të jetë i ulët. Përziejmë 1-2 minuta pa e lejuar te marrë ngjyrë të errët. Shtojmë salcën e domateve dhe 2 gota ujë.

Përziejmë mirë me tel kuzhine që të bëhet një masë homogjene e cila trashet. Shtojmë të gjithë erëzat dhe vazhdojmë gatuajmë duke e përzier për 10 minuta. Nëse nuk ju pëlqen pikante ose nese do ja jepni femijeve, erezat mund të mos i shtoni në këtë moment por secilit ne pjate.

Në momentin që në tenxheren e madhe thjerrëzat, orizi dhe bullguri janë gatuar komplet e hedhim salcën e përgatitur, pra i bashkojme të dyja. Gatuajmë akoma dhe 2 minuta bashkë dhe supa është gati.
Shoqërohet me limon të shtrydhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb