Juventus shpreson që gjatë merkatos së janarit të gjejë një sulmues të ri, dëshira më e madhe e trajnerit Allegrit. Emrat që qarkullojnë janë të shumtë, por nga Anglia vjen dhe përjashtimi i parë. Sipas Mirror, Pierre-Emerick Aubameyang vështirë se mund të transferohet në Torino.
Pengesa kryesore është paga e tij e lartë, aktualisht tek Arsenal, Aubameyang përfiton 15 milionë euro në sezon, shifër që Juventus nuk e përballon dot.
Pavarësisht këtij fakti, gjithnjë sipas të përditshmes angleze, edhe trajneri Allegri është kundër sulmuesit nga Gaboni pasi preferon një qendërsulmues që luan më shumë në zonën e rreptësisë.
(BalkanWeb)