Në emisionin “Pikat mbi I” “News 24”, u diskutua për zgjedhjet e pjesshme në disa bashki të vendit. Diskutimi u përqendrua te opozita dhe kandidatët që ata do të përzgjedhin. Nga njëra anë është Lulzim Basha që do të prezantojë kandiatë me logon e PD, e nga ana tjetër, Sali Berisha që do të prezantojë në bashkitë përkatëse kandidatë të pavarur. Për këtë diskutuan analistët Spartak Ngjela dhe Artur Zheji.

Për këtë të fundit, demokratët do të bashkohen të gjithë me Bashën, ndërsa shtoi se elektorati gri është në mbështetje të kryedemokratit. Nga ana tjetër, Ngjela theksoi se gjykata veproi drejt duke njohur si kryetar Bashën. Sipas tij Basha në këto zgjedhje do të ketë një bum të madh, sepse ka mbështetjen e popullit e të SHBA.

Zheji: Kemi një situatë me familjen Duka, kemi situatë te FSHF e mbi të gjitha ka tension. Kemi një negativitet shumë të lartë. Kryelajmi është që gjykata ashtu siç e parashikoi avokati zgjodhi linjën që të mos futej vetë në burg. Sipas normave bazike juridike duhej të merrte vendimin të zgjidhte kryetarin Basha në krye të PD. Ka një pikë stabël. Kjo do e bëjë të domosdoshme regjistrimin e Berishës për të vendosur kandidatë të pavarur dhe do të kemi një betejë shumë të madhe. Pra Rama ka mundësi të nxjerrë gështenjat në duart e kësaj përplasje.

Ngjela: Ishte e sigurt që Gjykata do të fliste. KQZ mund të kishte bërë ndonjë parregullsi, por s’ia mbajti. Unë kisha frikë sepse KQZ është e Ramës dhe Rama do Berishën, e jo Bashën. Këtu ishte koncept ligjor. Ata të tjerat s’kishin forcë juridike. Nëse do të nxjerrim hipotezën se mund të nxjerrin të pavarur atëherë ka një nënçmim ligjor. S’ka forcë juridike Saliu. S’kanë sigla ata, ata kanë firma të qytetarëve. Këtu ndodh që të gjithë këta janë të pavarur 6. Strukturat e PD e kanë ditur që deri tani Saliu ka qenë kryetar. Ata janë të qartë tani që nuk pranohet nga ligji e më e rëndësishmja është sepse për faktin që iku nga loja Saliu u eliminua nga loja dhe do të dali i gjithë abstenimi i PD. Atje ka shumë abstenues. Nuk dalin në zgjedhje, s’e pranojnë Saliun. Mendoj që Basha do të ketë bum. Ka kohë, ka edhe një muaj kohë. Ka kohë të grupohet të thotë që s’ka Sali më. kjo është një gjë e pa diskutueshme, por Saliu nuk njeh ligj, thotë se ligji jam unë. Berisha në këtë situatë do të heshti. Të pavarurit nuk i dalin sepse është disiplina e partisë që mban elektoratin. Elektorati nuk shkon të votojë një komunist si Saliu. Lind shpresa që e gjithë PD të shkojë djathtas. Unë mendoj se do ndryshojë abstenimi dhe kandidatët e Bashës do të marrin shumë vota.

Zheji: Mendoj që një nga qëllimet kryesore që do të ketë në pikësynimin e vet politik do të jetë vazhdimi i betejës për të shkatërruar Bashën. Kjo do të bëhet duke çarë votën djathtas për të pasur një humbje të ngjashme e të hidhet teza që Basha është humbës e ndaj duhet të ndryshojë si lidership i PD. Ka një demoralizim. Vendimi gjyqësor është i ngurtë e themelor. Do të jenë të detyruar për të sintetizuar rrugët alternative djathtas, me pak diferenca. Mendoj që nuk do të heqë dorë nga platforma e tij për të marrë pushtetin e së djathtës. Votuesit e djathtë do të kuptojnë që racionaliteti anon nga Basha dhe kjo pjesa tjetër pavarësisht se është luftarake dhe një pjesë historike nuk e sjell në fitore. Do të ketë një rrjedhje të pa diskutueshme nga berishizmi në krahun e Bashës. Votuesit gri do të shohin te ai një frymëzim të një natyre që ju ka munguar. Ka një shans Basha. Duke qenë se Rama është i ngopur me pushtet, kjo i jep mundësi Bashës që në profilin e tij demokratik dhe modern t’i thotë shqiptarëve që unë jam fytyra e re e politikës shqiptare.

Ngjela: LSI s’ka gjë fare. Vetëm nëse i bashkohet Saliu ndryshon problemi. Koha e priste këtë situatë e shumë mirë që doli Basha. Ai që e vendosi Saliu si kukull flaku Saliun, kjo është substance e kësaj çështjeje. Fakti që flaku Saliun në opinionin publik shqiptar mori vlerë. Problemi është që Basha duhet të marri zgjedhjet, ky është testi. Lufta kryesore do të bëhet në Shkodër. Shkodra në këto momente është qendra të veriut dhe Saliu e konsideron të tijën. Atje do të jetë beteja më e madhe. Ka pasur reaksion ndaj Shkodrës. Unë them se do e marri sepse qytetaria shkodrane nuk e pranon një infriorirtet që të votojë për një të pavarur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb