Një foto e regjisores së njohur shqiptare Vera Grabocka me aktoren hollywoodiane Susan Sarandon ka ngjallur mjaft komente në rrjetet sociale. Dy zonjat sharmante janë takuar në Los Angeles, ndërsa kanë darkuar së bashku në një nga restorantet e këtij qyteti, në një tryezë me miq të përbashkët.

Pas bujës në SGA Awards ku Susan u gjykua për dekoltenë e tepruar, atë e shohim të veshur casual, ashtu si aktorja dhe aktivistja shfaqet më shpesh në jetën e saj të përditshme. Edhe Grabocka i ka shmangur veshjet shumë elegante, megjithatë duket më solare se kurrë. Grabocka gjendet në Los Angeles, ku ka shkuar menjëherë pas “Dance with me”, për të kaluar pak kohë me Lindën, vajzën e vetme të çiftit Grabocka-Flloko, e cila jeton dhe punon prej vitesh në një nga lagjet më të rëndësishme të LA. A

ta kanë pasur edhe një arsye për të festuar. Linda, e martuar, me dy fëmijë, ka fituar Bar Exam, një nga provimet më të vështira në SHBA që jep të drejtën e ushtrimit të profesionit në fushën e ligjeve, ku ajo është diplomuar më parë.

(m.k/BT/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb