Ka dalë sot para gjykatës së Selanikut 25-vjeçarja shqiptare që sulmoi me thikë një 27-vjeçare, pas dyshimeve se kishte lidhje intime me bashkëshortin e saj.

Gruaja ka rrëfyer aktin e saj pas arrestimit dhe pritet që ndaj saj të nisë procesi gjyqësor.

Autorja dyshohet se e ka pritur 27-vjeçaren shqiptare teksa ajo ishte nisur për në shtëpi, në zonën e Pylaias, dhe ka arritur ta godasë me thikë në bark dhe në shpatull. Viktima e sulmit ka kërkuar ndihmë në shtëpinë e motrës së saj ndërsa 25-vjeçarja është arrestuar menjëherë më pas nga policia. Viktima e sulmit po trajtohet në spitalin Papageorgiou.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: