BELGJIKE- Franca do të kërkojë ekstradimin e ideatorit të sulmeve të Parisit nëntorin e shkuar, Salah Abdeslam, i cili u arrestua pasditen e sotme në Belgjikë.

Në një konferencë për mediat me kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel, Presidenti francez François Hollande tha se pritet sa më shpejt të jetë e mundur ekstradimi i tij në Francë.

Duke i shpallur luftë të hapur terrorizmit, të dy liderat premtuan se do të vijojnë operacionet për të zhdukur aktet terroriste.

“Ne kemi arrestuar Salah Abdeslam. Francois Hollande dhe unë jemi në gjendje për të biseduar me Barak Obamën për t’i dhënë fund fenomenit të terrorizmit. Nëse bashkëpunojmë jemi më të fortë”,- u shpreh Charles Michel.

Ndërsa presidenti francez Francois Hollande tha se, “Bashkëpunimi mes Francës dhe Belgjikës ka qenë gjithmonë i fortë dhe ka dhënë gjithmonë efektivitetin e saj. Autoritetet gjyqësore do të dërgojë një kërkesë për ekstradimin e Salah Abdeslam”.

Hollande tha gjithashtu se të shtunën do të thërrasë një takim të Këshillit të Sigurimit të Francës.

Abdeslam dhe dy të dyshuar të tjerë për sulmet në Paris u arrestuan në një bastisje të policisë në Bruksel.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: