Tërmeti 7.4 ballë goditi këtë të hënë Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mbi 500 të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme Josep Borell ka reaguar për këtë tragjedi duke shprehur mbështetjen dhe solidaritetin me popullin e goditur nga tërmeti.

“BE-ja është e gatshme të ndihmojë”. ka thënë Borell.

Më herët reagoi edhe presidenti Recep Tayyip Erdogan pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm.

Kreu i shtetit ka shprehur ngushëllime për humbjen e mbi 500 jetëve, në Turqi dhe Siri, ndërsa tha se autoritetet janë në këmbë për të bërë maksimumin dhe për të shpëtuar njerëzit që kanë mbetur ende nën rrënoja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: